Korea e Veriut teston raketa të reja

Lëshimi i raketave të reja balistike u bë nga nëndetësja

Korea e Veriut teston raketa të reja

Korea e Veriut njoftoi se ka bërë me sukses testimin e raketës së re balistike të lëshuar nga nëndetësja.

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut njoftoi se testimi kaloi me sukses ndërsa pretendoi se është arritur një sukses strategjik.

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut bëri të ditur se lëshimi i raketës balistike nga nëndetësja është kryer me sukses dhe se testimin e udhëhoqi personalisht lideri i vendit Kim Jong-un.

Televizioni publikoi edhe fotografitë e Kim Jong-un të bëra nga testimi.

Në lajm bëhet e ditur se Kim Jong-un ka thënë se Korea e Veriut tanimë është pajisur me një armë strategjike kundër armiqve të saj.

Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut deklaruan se janë duke monitoruar nga afër zhvillimet në vendin fqinj dhe se Korea e Veriu ditën e shtunë bëri testimin e tre raketave balistike të lëshuara nga nëndetësja e dislokuar në Detin Japonez.

Ekspertë e çështjeve të sigurisë bëjnë të ditur se raketat e lëshuara nga nëndetëset zbulohen më vështirë para lëshimit të tyre në krahasim me ato të lëshuara nga toka.

Në kuadër të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Koresë së Veriut i ndalohet zhvillimi i teknologjisë së raketave balistike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme