Hungari-Barroso:Dënimin me vdekje nëse del nga BE-ja

Ish-kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso tha se Hungaria mund ta rikthejë dënimin me vdekje vetëm nëse del nga Bashkimi Evropian.

Hungari-Barroso:Dënimin me vdekje nëse del nga BE-ja

“Nëse një shtet anëtar dëshiron të rivendosë dënimin me vdekje edhe mund ta bëjë, por do t’i duhet ta braktisë Bashkimin Evropian”, deklaroi Barroso në një intervistë të publikuar nga televizioni hungarez, ATV.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban është ndeshur verbalisht me BE-në për çështjen e dënimit me vdekje. Ai ka theksuar se kjo çështje duhet të rivendoset në qendër të debatit politik në Hungari.

Hungaria e ka ndaluar dënimin me vdekje pas rënies së komunizmit, në vitin 1990, si edhe për të plotësuar kushtet për anëtarësim në BE, anëtare e së cilës u bë në vitin 2004.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme