SHBA – Shpërthim në centralin bërthamor të Nju-Jorkut

Një defekt në transformatorin e centralit të energjisë bërthamore “Indian Point” në shtetin Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar një shpërthim të madh, por pa viktima.

269062
SHBA – Shpërthim në centralin bërthamor të Nju-Jorkut

Një defekt në transformatorin e centralit të energjisë bërthamore “Indian Point” në shtetin Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar të shtunën në mbrëmje një shpërthim të madh.

Pas shpërthimit zjarri në central është marrë menjëherë nën kontroll.

Nuk ka njoftime për të plagosur dhe se kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

Zjarri në Njësinë 3, bëhet e ditur se ka rënë në një seksion jo-bërthamor të centralit “Indian Point” në Buchanan, ku ka shkaktuar edhe re tymi mbi objektin, ku ndodhet centrali në fjalë.

Autoritetet drejtuese të centralit kanë bërë të ditur se centrali në fjalë është i sigurt dhe incidenti nuk përbën ndonjë kërcënim për shëndetin e banorëve dhe sigurinë publike.

Guvernatori Nju-Jorkut-ut, Andrew Cuomo pas ngjarjes ka mbajtur një konferencë për mediat në vendin e incidentit, 80 kilometra (50 milje) në veri të Nju-Jorkut. "Këtë situatë ne e kemi marrë shumë seriozisht", - tha Cuomo.

Centrali përdoret edhe për prodhimin e një sasie të energjisë elektrike për qytetin e Nju-Jorkut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme