Dënim me burg dhe gjobë për Mubarak dhe djemtë e tij

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli bën të ditur se një Gjykatë egjiptiane ka dënuar ish presidentin e vendit, Husni Mubarak dhe dy djemtë e tij me tre vjet burg për korrupsion.

Dënim me burg dhe gjobë për Mubarak dhe djemtë e tij

Krahas dënimit me burg, Mubarak dhe djemtë e tij do të duhet të paguajnë një gjobë prej 16 milionë dollarësh ndaj shtetit.

Mubarak dhe djemtë e tij, Alaa dhe Gamal kanë ndjekur dënimin teksa qendronin në vendet e dënimit. Avokatët e Mubarakut pritet të apelojë vendimin e gjykatës në fjalë.

Nuk është ende e qartë nëse nga vendimi i gjykatës do të merret parasyshë koha e qendrimit në burg deri më tani.

Mubarak dhe dy djemtë e tij janë akuzuar për përvetësimin dhe shpërdorimin e fondeve publike të destinuara për rindërtimin e pallatit presidencial, për të përmirësuar pasurinë e familjes.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme