Gjeneva mirëpret konferencën e 3-të të Sirisë

Përfaqësuesi i OKB-së për Sirinë mundohet të gjejë kushte të volitshme për fillimin e bisedimeve paqësore

Gjeneva mirëpret konferencën e 3-të të Sirisë

Konferenca e tretë e cilësisë konsultative në lidhje me problemin e Sirisë që organizohet nga Kombet e Bashkuara u mbajt në Gjenevë.

Në këto bisedime marrin pjesë përfaqësuesit e rreth 40 grupeve siriane përfshirë edhe ata të regjimit të Esadit.

Pritshmëritë nga këto bisedime sipas OKB-së janë të ulëta.

Steffan de Mistura, përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Sirinë, në fjalën e hapjes të konferencës së Gjenevës tha se janë të vendosur për të vazhduar me përpjekje për gjetjen e zgjidhjes pa marr parasysh se sa e dëshpëruar është situata.

Mistura tha se ende nuk dihet se a do të kthehen këto bisedime në bisedime për paqe.

Bisedimet zhvillohen me takimet e ndara të Misturas me përfaqësuesit e grupeve pjesëmarrëse.

Përfaqësuesi i posaçëm fillimisht dëgjon mendimet e grupeve në fjalë.

Pritet që Konferenca e Gjenevës, ku përfaqësohen të gjitha grupet opozitare me përjashtim të DAESH-it dhe El Nusras, të zgjas 5-6 javë.

Rreth 20 vende dhe organizata jo-qeveritare kanë dërguar përfaqësues të tyre në këtë konferencë.

Në bisedimet e para të mbajtura para 3 vitesh në Gjenevë ishte publikuar një komunikatë ku bëhej e ditur se palët kanë rënë dakord për ndaljen e luftimeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike krizës në vend, mirëpo lufta u përshkallëzua edhe më shumë.

Prej asaj kohe e këtej, në Siri doli edhe faktori i DAESH-it, ndërsa janë zbutur edhe marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Gjatë kësaj konference Mistura do të mundohet të gjejë se a janë krijuar kushtet për fillimin e bisedimeve paqësore.

Sepse nga konferenca e dytë e organizuar vitin e kaluar nuk doli ndonjë rezultat.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme