Raporti i dhimbshëm i Halepit

Sulmet e regjimit të Sirisë me bomba fuçi në qytetin Halep, gjatë periudhës janar 2014-mars 2015, ka shkaktuar vdekjen e mbi 3 mijë civilëve.

Raporti i dhimbshëm i Halepit

Sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare të Amnistisë “Vdekje kudo; Krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Halep”, forcat që varen nga qeveria siriane, duke përdorë bomba fuçi dhe eksplozivë të tjerë të ndryshëm ndaj rajoneve me popullim civil, kanë shkelur të drejtat ndërkombëtare të njeriut.

Sulmet ajrore janë zhvilluar veçanërisht në rajonet nën kontrollin e forcave opozitare.

Bëhet e ditur se civilët në Halep, për ti shpëtuar sulmeve në fjalë, janë fshehur nën tokë.

Drejtori i Programit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut të Organizatës ndërkombëtare të Amnistisë, Philip Luther, tha se gjendja e Sirisë duhet çuar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme