Netanyahu: Mbështetja amerikane themel i sigurisë së Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pretendon se mbështetja amerikane dhe aleanca paraqesin themel të sigurisë së Izraelit

Netanyahu: Mbështetja amerikane themel i sigurisë së Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pretendon se mbështetja amerikane dhe aleanca paraqesin themel të sigurisë së Izraelit.

Zyra e kryeministrit izraelit ka njoftuar se Netanyahu priti delegacionin amerikan të përbërë nga kongresmenët nga radhët e demokratëve dhe republikanëve. Theksohet se Netanyahu me atë rast fliste për aleancën dhe përkrahjen e ndërsjellë të Izraelit dhe SHBA-së, ndërsa mbështetjen amerikane e cilësoi si themelore.

Kryetari i Komitetit për Siguri Kombëtare në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Michael McCaul në emër të delegacionit vuri në dukje se delegacioni i Kongresit nuk përfaqëson dy partitë politike, por popullin amerikan që përkrahin Izraelin.

"Izraeli është aleati jonë më i mirë dhe më i rëndësishëm në rajon. Izraeli është vend demokratik dhe një shkëndi e shpresës në këtë rajon", tha McCaul.

Në njoftimin nuk specifikohet se kur dhe me çfarë rast delegacioni amerikan udhëtoi në Izrael, si dhe sa do të zgjasë vizita e tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme