Gjermani - Makinistët në grevë, paralizohet transporti hekurudho

Në Gjermani ka nisur të martën greva më e gjatë e historisë së këtij vendi. Grevën e nisën fillimisht makinistët e trenave të mallrave, të cilët u ndoqën më pas edhe nga makinistët e trenave të pasagjerëve.

264668
Gjermani - Makinistët në grevë, paralizohet transporti hekurudho

Transporti thuajse u paralizua në këtë shtet, ku linjat hekurudhore zënë një vend të rëndësishëm.

Pavarësisht se hasin një sërë problemesh në transportin hekurudhor, shumë qytetarë u japin të drejtë makinistëve.

Sindikata Gjermane e Makinistëve vendosi pak ditë më parë të shkonte në grevë të përgjithshme, pas mosmarrëveshjes me kompaninë hekurudhore gjermane, “Deutsche Bahn”, për kontratën kolektive.

Kjo do të jetë greva më e gjatë në historinë e Gjermanisë dhe do të zgjasë deri më 10 maj.

Sindikata do të paguajë 75 euro në ditë për çdo makinist.

Ekspertët theksojnë se ekonomia e vendit do të pësojë të paktën 500 milionë euro dëme për shkak të grevës së makinistëve.

Propozimi i fundit i kompanisë “Deutsche Bahn”, i refuzuar menjëherë nga Sindikata Gjermane e Makinistëve, përfshinte një rritje rroge me dy faza në nivelin 4,7 për qind dhe një pagesë shtesë prej 1.000 eurosh.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme