Castro në Rusi për paradën e 9 majit

Presidenti kubanez, Raul Castro gjendet në Moskë për të marrë pjesë në festimet me rastin e 70-vjetorit të fitores mbi fashizmin.

Castro në Rusi për paradën e 9 majit

”Ai do të takohet me kryeministrin, Dmitri Medvedev para paradës ushtarake të 9 majit me rastin e fitores kundës Gjermanisë naziste”, njoftoi Kremlini.

Presidenti kubanez, për të cilin është vizita e tretë në Rusi, është drejtuesi i parë prej të ftuarve të Kremlinit në festimet e organizuara me rastin e 70-vjetorit të fitores së ish-Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve kundër nazizmit që ka mbërritur në Moskë.

Me rastin e kësaj vizite të kombinuar me atë në Havanë të presidentit të Dumës (dhoma e ulët e Parlamentit rus) Sergueï Narychkine, Raul Castro do të kujtojë gjithahstu 55-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes ish-Bashkimin Sovjetik dhe trashëgimtarin e tij, Rusinë.

Presidenti kubanez është i shoqëruar nga një delegacion i përbërë mes të tjerash nga ministri i Punëve të Jashtme, Bruno Rodriguez Parrilla dhe ministri i Forcave të Armatosura Revolucionare Leopoldo Cintra Frías, sipas një komunikate të Ministrisë kubaneze të Punëve të Jashtme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme