DAESH merr përsipër sulmin ndaj konkursit me karikatura

Organizata terroriste DAESH mori sot përsipër, për herë të parë, përgjegjësinë sulmit në SHBA, kundër një konkursi me karikatura të Profetit Muhamed të dielën në Teksas dhe kërcënoi se do të kryente sulme të tjera.

262910
DAESH merr përsipër sulmin ndaj konkursit me karikatura

“Dy ushtarë të kalifatit kanë kryer një sulm kundër një ekspozite me karikaturat e Profetit Muhamed në Garland, Teksas, Amerikë”, konfirmoi organizata që ka shpallur një ”kalifat” në Irak dhe në Siri, në buletinin radiofonik të përditshëm.

Sulmi ndodhi në lagjen e madhe të Dallasit, ku po zhvillohej një konkurs me karikaturat e Profetit Muhamed, organizuar nga shoqata amerikane ”Freedom Defense Initiative”, konsideruar si islamofobe.

Një polic ka vrarë dy personat e armatosur rëndë, të cilët po përpiqeshin të sulmonin këtë ekspozitë.

“Dy vëllezërit kanë hapur zjarr mbi ekspozitën duke plagosur një polic, para se të vriteshin gjatë shkëmbimit të zjarrit”, shtoi DAESH, para se të kërcënonte SHBA-të.

“Ne i themi Amerikës se ajo që po përgatisim do të jetë më e rëndë dhe më e hidhur. Ju do të shikoni gjëra të tmerrshme që do të kryhen nga ushtarët e DAESH”, kërcënon organizata terroriste.

Sipas medias amerikane, autorë të sulmit ishin Elton Simpson, 31 vjeç dhe Nadir Soofi, 34 vjeç, të cilët ndanin, sipas ”Los Angeles Times”, një apartament në Phoenix, Arizona.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme