Nepal – OKB-ja e alarmuar nga vonesat e ndihmave në doganë

Vonesat e ndihmave në doganë po pengojnë operacionet humanitare në Nepal, deklaroi të dielën përfaqësuesi i OKB-së, Jamie McGoldrick, lidhur me vështirësitë për mbërritjen e ndihmave në Nepalin e shkatërruar nga tërmeti i 25 prillit.

Nepal – OKB-ja e alarmuar nga vonesat e ndihmave në doganë

"Autoritetet nuk duhet të përdorin kontrollin e zakonshëm në doganë, si në kohë paqeje, në një moment kur duhet të punojnë me procedura të përshpejtuara për tejkalimin e krizës humanitare në Nepal", deklaroi McGoldrick.

"Jam në dijeni të fakteve se disa donatorë të mëdhenj janë irrituar nga inkompetenca për të mundësuar dërgimin e ndihmave në zonat e goditura", theksoi përfaqësuesi i OKB-së.

"Ndihmat janë grumbulluar në aeroportin e Katmandusë, në vend që të shkojnë për njerëzit në nevojë", shtoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme