Le Pen ndalon deklaratat e babait të saj në publik

Presidentja e Frontit Nacional, Marine Le Pen ia ndaloi sot babait të saj, Jean-Marie, të flasë në publik në emër të partisë franceze të ekstremit të djathtë

Le Pen ndalon deklaratat e babait të saj në publik

Presidentja e Frontit Nacional, Marine Le Pen ia ndaloi sot babait të saj, Jean-Marie, të flasë në publik në emër të partisë franceze të ekstremit të djathtë, të cilën ai e ka themeluar, pasi idetë e tij janë në kundërshtim me vijën e përcaktuar të partisë.

“Jean-Marie Le Pen nuk duhet të flasë në emër të Frontit Nacional, pasi idetë e tij janë në kundërshtim me vijën e përcaktuar të partisë sonë”, deklaroi ajo në një intervistë me Europe 1, iTELE dhe ”Le Monde”.

“Nuk duhet që deklaratat e tij të ndikojnë mbi lëvizjen tonë”, theksoi ajo.

Themeluesi dhe presidenti i nderit i Fondit Nacional është thirrur nesër përpara byrosë ekzekutive të partisë për t’iu përgjigjur deklaratave të mëparshme, që janë në kontradiktë me vijën e partisë.

Në fillim të prillit, Jean-Marie Le Pen i konsideroi ”një detaj të historisë” dhomat e gazit të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme