Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Holanda mbledh 8,6 milionë euro ndihma për Nepalin brenda 1 dite

Në fushatën e udhëhequr nga Aleanca e Organizatave për Ndihma Humanitare përveç qytetarëve morën pjesë edhe shumë figura të shquara publike

Holanda mbledh 8,6 milionë euro ndihma për Nepalin brenda 1 dite

Holanda për një ditë ka grumbulluar 8,6 milion euro, ndihmë për Nepalin, e cila u godit nga një tërmet prej 7,8 gradë të shkallës Rihter.

Fushata e udhëhequr nga Aleanca e Organizatave për Ndihma Humanitare (SHO), ku përpos qytetarëve mështejen e tyre dhanë edhe shum politikan, artist dhe shum figura të shquara të jetës publike.

Paratë janë grumbulluar përmes donacioneve dhe aksioneve që janë transmetuar përmes kanaleve televizive dhe radios.

Zëdhënësi i kësaj fushate, Gijs de Vries, tha se fillimisht popullit të prekur nga tërmeti do ti dërgojnë ushqim, ilaçe dhe tenda. Ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit të Holandës, Lilianne Ploumen, tha se ishte shumë krenare për interesimin e madh në këtë fushatë, por tha se ka ende shumë për tu bërë.

Organizatorët e kësaj fushate shtuan se do të vazhdojë me fushatën e grumbullimit të ndihmave. Nga ky tërmet janë goditur edhe 800 qytetarë të Holandës, ndërsa tek 150 prej tyre ende nuk kanë arritur. Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës ka evakuuar një pjesë të shtetasëve të saj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme