Nepal – Shkon në 6700 numri i viktimave të tërmetit

Është rritur 6 mijë e 700 numri i të vdekurve nga tërmeti me madhësi 7,8 ballë sipas shkallës righter që tronditi vendin Nepalin më 25 prill.

Nepal – Shkon në 6700 numri i viktimave të tërmetit

Ka shkuar në 6 mijë e 700 numri i të vdekurve nga tërmeti i ndodhur më 25 prill në Nepal.

Sipas informacioneve të policisë numri i të vrarëve në Nepal, Indi dhe Tibet nga tragjedia e tërmetit të 25 prillit llogaritet rreth 6 mijë e 700 persona. Ndërkohë flitet për rreth 14 mijë persona të plagosur.

Sipas një deklarate të Ambasadorit të BE-së në Katmandu të Nepalit thuhet se rreth 1 mijë persona janë nga vendet e BE-së, ndërkohë ka akoma prej atyre që konsiderohen të humbur.

Nga ana tjetër institucione të ndryshme ndërkombëtare vazhdojnë të dërgojnë ndihma humanitare në Nepal për të prekurit nga tërmeti.

Mes tyre ka dhe shumë fondacione dhe organizata turke ku mund të veçojmë agjencinë shtetërore të Turqisë për ndihma në gjendje të jashtëzakonshme (AFAD), Gjysmëhëna e Kuqe si dhe një nga organizatat më të mëdha joqeveritare “IHH”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme