Irak - Kryeministri kanadez viziton vendin për DAESH

Kryeministri kanadez, Stephen Harper zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Irak, ku është takuar me homologun, Haider Al-Abadi për të diskutuar për luftën kundër militantëve të DAESH-it, ku merr pjesë dhe vendi i tij.

259198
Irak - Kryeministri kanadez viziton vendin për DAESH

Kanadaja është anëtare e koalicionit ndërkombëtar drejtuar nga SHBA-ja, që ka ndërmarrë që prej muajit gusht dhe shtator sulme kundër pozicioneve të DAESH-it në Irak dhe në Siri, ku grupi ekstremist sunit është shtrirë gjerësisht në rajonet përreth.

”Harper dhe Abadi kanë folur për luftën e ndërmarrë në Irak kundër bandave terroriste të DAESH dhe për mbështetjen e ofruar Irakut në këtë luftë”, vijon teksti i komunikatës së qeverisë së Bagdadit.

”Drejtuesi kanadez rikonfirmoi mbështetjen e vendit të tij për Irakun përballë militantëve”, sipas komunikatës.

Pastaj Kryeministri kanadez ka shkuar në Erbil, në veri të vendit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme