Irak – DAESH vret shefin e shtabit rajonal të forcave kombëtare

Komandanti i Shtabit të Forcave Kombëtare të një province të Irakut, Yasir El-Hamid, u vra nga snajperi i organizatës DAESH, ndërsa pesë persona janë plagosur.

259175
Irak – DAESH vret shefin e shtabit rajonal të forcave kombëtare

Mësohet se në sulmin e DAESH mbi shtabin e njësive kombëtare që ndodhet në zonën e Salah Al-Din, në qendër të Irakut, është vrarë komandanti i shtabit, ndërsa pesë persona nga i njëjti Shtab janë plagosur.

"Pjesëtarët e DAESH-it, kanë kryer një sulm të ashpër mbi Shtabin e Njësive Kombëtare në rrethin Baiji, e cila i takon zonës së Salah Al-Din. Komandanti i Shtabit Yasir El-Hamid, u vra nga snajperi, ndërsa pesë persona janë plagosur", tha togeri nga shërbimi i sigurisë, Khaleed es Deraji.

Më vonë, forcat e DAESH ishin tërhequr pjesërisht nga ky rajon. Administratori i Qarkut Baiji, Mohammed Mahmud, tha se rafineria është nën kontrollin e forcave irakiane të sigurisë.

"Megjithatë, DAESH ende nuk është tërhequr plotësisht nga zona, ku ndodhen rafineria dhe kompanitë e naftës. Përleshjet pranë rafinerisë ende vazhdojnë", tha guvernatori Mahmud. DAESH për gati një muaj në këtë zonë kryhen sulme, që paraqesin edhe sulmet më të ashpra në vend.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme