Hollande:Ka filluar një periudhë e re në luftën kundër terrorizm

François Hollande prezantoi detajet e planit të ri të veprimit kundër kërcënimit terrorist

Hollande:Ka filluar një periudhë e re në luftën kundër terrorizm

Presidenti francez, François Hollande njoftoi se do të zbatojnë një plan të ri veprimi në luftën kundër terrorizmit dhe se për 4 vitet e ardhshme do të japin një buxhet suplementar prej 3.8 miliardë euro Ministrisë së Mbrojtjes.

Hollande pas takimit të Këshillit të Sigurisë në një deklaratë në Pallatin Elysee prezantoi detajet e planit të ri të veprimit kundër kërcënimit terrorist.

Ai ka theksuar se në vend të planit të veprimit “Vigipirate” që zbatohej deri tani, do të vendosin në veprim planin “Sentinelle” që do të thotë gardian dhe ka tërhequr vëmendjen mbi përgjegjësitë veçanërisht të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të ushtrisë në luftën kundër terrorizmit.

Hollande i cili ka theksuar më tej se për Ministrinë e Mbrojtjes kanë ndarë një buxhet prej 31.4 miliardë dollarësh për këtë vit, gjithashtu njoftoi se do të japin një buxhet suplementar prej 3.8 miliardë euro ndaj kësaj ministrie për 4 vitet e ardhshme.

Presidenti francez duke u shprehur se do të rrisin numrin e ushtarëve, gjithashtu ka pohuar se do të trajnohen 7 mijë ushtarë për të marrë pjesë në kuadër të operacioneve të sigurisë në vend.

Parashikohet se zbatimi i masave të sigurisë të zgjeruara dhe të planeve të veprimit të cilët u rritën pas sulmeve terroriste ndaj revistës “Charlie Hebdo” në muajin janar, ka një kosto afërsisht 1 milionë euro në muaj. Në kuadër të këtyre masave të sigurisë që nga muaji janar e deri tani afërsisht 10 mijë e 500 forca të sigurisë ku 6 mijë prej tyre në Paris mbrojnë në total 830 vende si zyra të mediave, vendet e adhurimit, përfaqësitë diplomatike, etj.

Gjithashtu pritet që në kuadër të luftës kundër terrorizmit, Asambleja Kombëtare e Francës më 5 maj të shqyrtojë dhe të miratojë projektligjin e inteligjencës i cili parashikon intensifikimin e monitorimit elektronik në luftën kundër terrorizmit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme