Baltimore: Mosbindje ndaj ndalesës së daljes në rrugë

Një grup afërisht prej 200 personash duke treguar mosbindje civile kanë refuzuar të zbatojnë vendimin e marrë

Baltimore: Mosbindje ndaj ndalesës së daljes në rrugë

Pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe ndalimit të daljes nga shtëpia në Baltimore të Marylandit në SHBA, për shkak se protestat të cilat filluan pas vdekjes së afro-amerikanit Freddie Gray u kthyen në dhunë, një grup personash duke treguar mosbindje civile u shpërnda nga forcat e policisë.

Në qytet u shpall gjendja e jashtëzakonshme pasi një grup me shumicë afro-amerikane të përbërë nga nxënës të shkollës së mesme pas funeralit të Gray dogjën automjetet e policisë, thyen xhamat e disa bizneseve dhe kjo dhunë u përshkallëzua edhe më tej. Gjithashtu mësohet se në Baltimore ka patur edhe protesta të banorëve të cilët kërkonin që ngjarjet e dhunës të mos përsëriten më.

Banorët e zonës përreth së bashku me fëmijët e tyre pasi janë mbledhur në zonën ku u arrestua Gray duke u kapur krah për krah me njëri-tjetrin formuan kordonin e "paqes" dhe ata janë shprehur se janë kundër dhunës.

Policia në orët e mbrëmjes ka rritur masat e sigurisë ku kanë qenë të pranishëm afërsisht 2 mijë trupa të gardës së ushtrisë së SHBA-së. Në qytet pas orës 22.00, me orë lokale nisi zbatimi i mos daljes nëpër rrugët e qytetit.

Ndërsa një grup afërisht prej 200 personash duke treguar mosbindje civile kanë refuzuar të zbatojnë vendimin e marrë dhe kanë dalë jashtë shtëpive të tyre. Policia u mundua të shpërndajë grupin me gaz lotsjellës, ku dhe janë përballur me kundërshtimin e protestuesve të cilët i janë kundërpërgjigjur. Në fund policia arriti të shpërndajë grupin e mbledhur.

Policia e Baltimorë ka njoftuar se vazhdon të jetë e pranishme nëpër rrugët e qytetit dhe vendimi i marrë po zbatohet në mënyrë të suksesshme, ndërsa theksohet se prej fillimit të zbatimit të ndalesës janë ndaluar 10 persona.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme