Nepal – Arrin në 1900 numri i viktimave të tërmetit

Njoftohet se ka shkuar në mbi 1900 persona numri i viktimave që shkaktoi tërmeti me madhësi 7,8 ballë sipas shkallës Rihter, që goditi të shtunën Nepalin.

Nepal – Arrin në 1900 numri i viktimave të tërmetit

Numri i viktimave që u shkaktuan nga tërmeti 7,8 ballë i shkallës Rihter, që goditi dje Nepalin është rritur në mbi 1900 persona.

Autoritetet e policisë kanë theksuar se gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit nën rrënoja kanë nxjerrë trupat e 910 personave, ku gjithashtu bëhet e ditur se vetëm numri i të vdekurve në Nepal është rritur në 721 persona.

Gjithashtu edhe Ministria e Brendshme e Nepalit ka njoftuar se numri i të plagosurve është mbi 5 mijë persona.

Qendra e Kërkimeve Gjeologjike e SHBA-së ka theksuar se tronditjet e tërmetit kanë vazhduar gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit është shënuar një tërmet i shkallës 4.6.

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të Kombeve të Bashkuara ka theksuar gjithashtu se nga 75 rajone që ka Nepali dhe një popullsi prej 27 milionë banorësh, në 30 rajone administrative të këtij shteti, nga tërmeti janë ndikuar afërsisht 4.6 milionë persona.

Drejtori për Azi-Paqësorin i Federatës së Shoqatave të Gjysmëhënës së Kuqe dhe i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Jagan Chapagain ka deklaruar se: "Nuk e dimë plotësisht se çfarë dëmesh ka shkaktuar tërmeti. Kjo mund të jetë tronditja më shkatërruese që nga tërmeti i vitit 1934 e deri tani".

Ndërsa Presidenti i Indisë, Narendra Modi, duke i telefonuar homologun e tij të Nepalit, Sushil Koirala i ka shprehur atij gatishmërinë për ndihmë, ku India ka dërguar në Nepal 285 ekspertë për operacionet e kërkim-shpëtimit.

- Mes personave të vdekur ndodhet edhe zyrtari i Google -

Numri i personave që kanë humbur jetën nga orteku, i cili u shkaktua si pasojë e tërmetit në Everest është rritur në 17. Gjithashtu mësohet se 61 alpinistë të bllokuar nga orteku kanë arritur të shpëtojnë, por në gjendje të plagosur. Autoritetet e shoqatave të Alpinizmit në Nepal kanë theksuar se gjendja e 22 personave të plagosur është e rëndë dhe se të plagosurit janë dërguar me helikopterë në spitalin i cili ndodhet në fshatin Pheriche.

Operacionet për kërkim-shpëtimin e alpinistëve është akoma në vazhdim dhe gjithashtu mësohet se mes të vdekurve ndodhet edhe Daniel Fredinburg, një nga zyrtarë e kompanisë Google.

- Ndihmat ndërkombëtare -

Mes vendeve të cilat kanë dërguar ndihma në Nepal janë Turqia, SHBA, Kina, Pakistani, India, Irani, Kanadaja dhe Izraeli.

Gjithashtu edhe organizatat humanitare si Kryqi i Kuq, Oxfam, Mjekët pa Kufi kanë filluar të dërgojnë ekspertë në rajon për të ndihmuar njerëzit e ndikuar nga tërmeti.

Kina në ndihmë të operacioneve të kërkim-shpëtimit ka dërguar një ekip prej 62 personash.

Ndërsa Ministri i Zhvillimi Ndërkombëtar të Kanadasë, Christian Paradis, tha se kanë dhuruar një shumë prej 5 milionë dollarësh për tu përdorur nga agjencitë dhe organizatat e ndihmave në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Ndërsa zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Peter Lerner në një deklaratë në profilin e tij Twiteri ka pohuar se: "Ushtria izraelite, do të dërgojë një ekip të përbërë nga ekspertët në Nepal për të ndihmuar në operacionet dhe ndihmat humanitare.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Iranit i ka shprehur ngushëllimet popullit të Nepalit, ndërsa Kryetari i Kryqit të Kuq iranian, Ali Asker Ahmedi ka njoftuar se janë të gatshëm për të dërguar ndihma humanitare në Nepal.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme