HRW: Gjykimi i Mursit, i njëanshëm

Human Rights Watch (HRW) argumenton se pas shqyrtimit që i është bërë dosjes së Prokurorisë ndaj Mursit, rezulton se janë gjetur pak prova të tjera përveç se dëshmisë së zyrtarëve të sigurisë.

HRW: Gjykimi i Mursit, i njëanshëm

Gjyqi ndaj ish-presidentit egjiptian të rrëzuar nga pushteti, Muhammed Mursi dhe i cili u dënua këtë të martë me 20 vjet burg, konsiderohet nga organizata Human Rights Watch se është i pabazuar në prova konkrete dhe të mjaftueshme.

Human Rights Watch argumenton se pas shqyrtimit që i është bërë dosjes së Prokurorisë ndaj Mursit, rezulton se janë gjetur pak prova të tjera përveç se dëshmisë së zyrtarëve të sigurisë, dhe sipas kësaj organizate lindin dyshimet se gjyqi ka qene i njëanshëm.

"Pretendimet e Prokurorisë u krijuan në bazë të supozimeve dhe hamendësimeve se Mursi ishte përgjegjës, duke u quajtur përgjegjës për marrëdhëniet e tij me “Vëllazërinë Myslimane", ka deklaruar Drejtuesja e Organizatës Human Rights Watch për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Sarah Leah Whitson.

Vëllazëria Myslimane” e rriti ndikimin dhe peshën e saj në Egjipt, gjatë kryengritjes popullore në vitin 2011 që çoi në rrëzimin nga pushteti të presidentit Hosni Mubarak. Ndërkohë presidenti aktual i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, përmbysën Mursin në 2013 më grusht shteti, dhe ka premtuar për të zhdukur “Vëllazërinë Myslimane”, duke e etiketuar atë si një organizatë terroriste.

Përndjekjet dhe goditjet ndaj Vëllazërisë Musilmane kanë sjellë qindra persona të vdekur dhe mijëra të tjera janë burgosur. Ndërkohë që prej rrëzimit nga pushteti të Mursit, autoritetet egjiptiane kanë nisur një goditje të ashpër ndaj mbështetësve të ish-presidentit të rrëzuar Muhammed Mursi, ku mijëra janë arrestuar dhe shumë të tjerë kanë mbetur të vdekur nga ngjarjet e dhunshme.

-Muhammed Mursi u dënuam me 20 vjet burg-

Presidenti i parë i zgjedhur me votë të lirë në Egjipt, Muhammed Mursi dhe që u largua nga detyra e tij me grusht shteti ushtarak në korrik 2013, u dënua të martën me 20 vjet burg në çështjen, e cila njihet në opinionin publik si "Ngjarjet e Ittihadijes".

Një gjykatë egjiptiane dënoi presidentin e rrëzuar të Egjiptit, Mursi duke e konsideruar fajtor për akuzën “nxitje të vrasjes së demonstruesve jashtë pallatit presidencial” për ngjarjet e vitit 2012.

Vendimi i gjykatës, i dhënë të martën, ishte i pari kundër Muhammed Mursit që prej rrëzimit të tij nga ushtria në mes të vitit 2013. Që atëherë, ai ka qenë i akuzuar për vepra të shumta penale, të cilat ai dhe mbështetësit e tij kanë insistuar vazhdimisht që janë akuza të motivuara politikisht.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme