Nepal: Numër i madh viktimash pas tërmetit 7,9 ballë Rihter

Nga autoritetet në Nju Delhi bëhet e ditur se numri i të vdekurve deri më tani ka arritur në 565, po ky numër vazhdon të rritet me shpejtësi.

Nepal: Numër i madh viktimash pas tërmetit 7,9 ballë Rihter

Një tërmet me magnitudë 7,9 ballë të shkallës Rihter (magnitudë e përditësuar nga USGS-ja) ka shkaktuar deri tani 565 të vdekur dhe dëme të jashtëzakonshme materiale, njoftuan burime të ndryshme.

Tërmeti është ndjerë shumë edhe në Indi dhe Bangladesh.

Një diplomat nepalez në Nju Delhi tha se mund të ketë qindra të tjerë të vdekur.

Lëkundjet e fuqishme të tokës kanë provokuar edhe shembjen e kullës historike të Darharaa, në qendër të Katmandusë, sipas dëshmitarëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme