Lavrov: DAESH-i, armiku numër një i Moskës, jo Uashingtoni

Armiku më i madh i Rusisë është DAESH-i dhe jo SHBA-të, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, pavarësisht marrëdhënieve të tendosura mes Uashingtonit dhe Moskës në sfondin e krizës ukrainase.

Lavrov: DAESH-i, armiku numër një i Moskës, jo Uashingtoni

“Mendoj se DAESH-i është armiku më i madh në momentin aktual”, konfirmoi Lavrov në një intervistë.

Shefi i diplomacisë ruse e shpjegoi këtë kërcënim nga fakti se qindra rusë, qindra evropianë dhe qindra amerikanë po luftojnë për DAESH-in.

“Ata po kthehen tashmë në shtëpitë e tyre. Ata kthehen për t'u çlodhur, pasi kanë luftuar dhe mund të zgjohen për të realizuar veprime të këqija”, shtoi ai.

Sipas tij, mosmarrëveshjet mes Moskës dhe Uashingtonit janë probleme mes shtetesh, që përfshinë rendin botëror dhe duhen zgjidhur me negociata.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe perëndimorëve kanë rënë në nivelin më të ulët që prej fundit të Luftës së Ftohtë për shkak të konfliktit ukrainas, pasi SHBA-të dhe perëndimorët në përgjithësi akuzojnë Moskën për mbështetje të separatistëve në lindjen ukrainase, gjë që Rusia e përgënjeshtron.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme