Gjermani - Nis gjyqi ndaj një ish-oficeri të Aushvicit

Shtatëdhjetë vjet pas çlirimit të kampeve të përqëndrimit, procesi gjyqësor i ish-oficerit të kampit të përqendrimit të Aushvicit filloi sot në Luneburg, në veri të Gjermanisë dhe mund të jetë i fundit për një ish-nazist.

244546
Gjermani - Nis gjyqi ndaj një ish-oficeri të Aushvicit

Oskar Groning, një i moshuar 91 vjeç, i cili lëvizte me vështirësi, u shfaq sot në procesin gjyqësor në orën 07:30 GMT, i akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e 300.000 hebrenjve hungarezë në dhomat e gazit, në Aushvic.

"I akuzuari, i cili rrezikon tre deri në 15 vjet burg, pritet të marrë marrë fjalën gjatë këtij procesi", sipas avokatit të tij, Hans Holtermann.

Të mbijetuarit (67 persona) dhe pasardhësit e viktimave do të mbrohen nga 14 avokatë në këtë gjyq, që mendohet të zgjasë të paktën deri më 29 korrik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme