Egjipt – Ish-presidenti Morsi dënohet me 20 vjet heqje lirie

Ish-presidenti egjiptian, Mohamed Morsi, rrëzuar në vitin 2013 nga ushtria, u dënua sot me 20 vjet heqje lirie për përfshirjen në arrestimin dhe torturimin e protestuesve gjatë mandatit të tij.

Egjipt – Ish-presidenti Morsi dënohet me 20 vjet heqje lirie

Por, nga ana tjetër, ai u lirua nga akuza për nxitje të vrasjes së dy protestuesve dhe një gazetari gjatë një manifestimi para pallatit presidencial të Egjiptit në vitin 2012, akuzë për të cilën pjesa më e madhe e vëzhguesve prisnin që ai të dënohej me vdekje.

Dymbëdhjetë të akuzuar të tjerë përkrah Morsit, kryesisht zyrtarë të lëvizjes Vëllazëria Myslimane dhe qeverisë të asaj kohe, u dënuan me 20 vjet burg për të njëjtat akuza, për përdorim të dhunës, për arrestimin dhe torturimin e protestuesve në kuadër të një manifestimi më 5 dhjetor 2012 para pallatit presidencial në Kajro.

Morsi u rrëzua nga pushteti përmes një grushti shteti në korrik 2013, pas protestave masive në rrugët e Kajros kundër regjimit të tij.

Avokati i Morsit njoftoi se do të apelonte vendimin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme