Myslimanët e SHBA: Ngjarjet e 1915 të vlerësohen me konsensus

Këshilli i Organizatave Myslimane në SHBA (USCMO) në qëndrimin e vet thotë se karakterizim i “gjenocid”” i ngjarjeve të vitit 1915 pa bërë hulumtimet e duhura dëmton procesin e normalizimit të marrëdhënieve turko-armene.

Myslimanët e SHBA: Ngjarjet e 1915 të vlerësohen me konsensus

Turqia, krahas kryerjes së kërkimeve në arkivat e palëve dhe në arkivat e vendeve të treta në lidhje me ngjarjet e 1915 propozon ngritjen e një komisioni të përbashkët historik të përbërë nga historianët turqë dhe armenë dhe gjithashtu edhe nga ekspertët e tjerë ndërkombëtarë.

- Nuk u shfrytëzua mendësia e normalizimit të marrëdhënieve -

Zhvillimi më i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve ishte në tetor 2009. Palët në Zyrih të Zvicrës nënshkruan dy protokolle të veçanta për rindërtimin e marrëdhënieve diplomatike dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Në protokollet për ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe zgjidhjen e problemeve aktuale duke i dhënë vend shqyrtimit shkencor të çështjeve nga burime historike dhe arkivat e paanshme parashikohej gjithashtu dhe njohja reciproke të kufijve dhe hapjen e kufijve të përbashkët.

Qeveria Turke për të miratuar protokollin e dërgoi atë direkt në Parlamentin Kombëtar. Ndërsa qeveria Armene ia paraqiti Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e teksteve. Gjykata vendosi se protokollet nuk përshtaten me frymën dhe formulimin e Kushtetutës.

Qeveria e Armenisë në vitin 2010 deklaroi se ka ngrirë të gjitha procedurat e miratimeve të marrëveshjeve protokollare, ndërkohë ajo u tërhoq nga ky vendim në shkurt të vitit 2014.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme