DAESH ekzekuton 300 ish-pollicë dhe ushtarak në Mosul

Forcat e qeverisë qendrore dhe asaj të udhëheqjes rajonale në veri të Irakut bashkëpunojnë për rimarrjen e Mosulit

238876
DAESH ekzekuton 300 ish-pollicë dhe ushtarak në Mosul

Zv.Presidenti i Irakut, Usame en-Nuxhejfi ka pretenduar se organizata terroriste DAESH, në ditët e fundit ka ekzekutuar në qytetin Mosul 300 ish- policë dhe oficerë.

Nuxhejfi, pas një takimi me liderët e fiseve të ardhur nga rajoni Telafer i Mosulit në një konferencë për shtyp në Bagdad tha se: "DAESH, ditët e fundit ka ekzekutuar në qytetin Mosul 300 ish- policë dhe oficerë".

Nuxhejfi gjithashtu ka theksuar se: "Qeveria e Irakut, krahas aktiviteteve ushtarake për ristrukturimin e ushtrisë po realizon marrëveshje me koalicionin ndërkombëtar dhe me Qeverinë Rajonale Kurde të Irakut e cila do të marrë pjesë në operacione”.

Kryeministri i Irakut Haydar el-Ibadi dhe Kryetari i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, Mesut Barzani, kanë rënë dakord më parë për të çliruar qytetin e Mosulit i cili është nën kontrollin e DAESH.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme