Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rritet ndjeshëm numri i rasteve antisemitiste në botë

Aktet e dhunës antisemite kanë arritur një shifër relativisht të lartë

Rritet ndjeshëm numri i rasteve antisemitiste në botë

Aktet e dhunës antisemite kanë arritur një shifër relativisht të lartë, rreth 40 për qind në mbarë botën, bëhet me dije sot nga rezultatet e një studimi të bërë nga Universiteti i Tel Avivit, që shton se numri më i madh i tyre kanë ndodhur në Francë dhe Britaninë e Madhe.

”Në vitin 2014 u regjistruan 766 akte të dhunshme antisemite jo vetëm kundër personave, por edhe kundër institucioneve hebreje, përkundrejt 544 akteve të dhunshme në vitin 2013”, bën me dije raporti vjetor i qendrës ”Kamtor”, që publikohet çdo vit me rastin e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit në Izrael.

”Numri i akteve të dhunës në vitin 2014 është dyfishuar me 68 raste më shumë në mbarë botën, ndërsa sulmet kundër sinagogave kanë njohur gjithashtu një rritje prej 70 për qind”, po sipas këtij studimi.

Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, sipas rezultatit të këtij studimi, ndër shtetet evropiane është Franca ajo që ka numrin më të lartë të hebrenjve, gati 600 000, ku është regjistruar dhe numri më i lartë i akteve të dhunshme antisemite, ku numërohen rreth 164 incidente.

Edhe në Britaninë e Madhe ka patur një rritje të ndjeshme të akteve të dhunës ku numërohen 145 incidente në vitin 2014 përkundrejt 95 në vitin 2013.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme