Protestuesja i hidhet Draghit-Bërtet: Ndal diktaturës së BQE-së

Gjatë një konference shtypi në selinë e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), një vajzë e re iu turr Mario Draghit, presidentit të e këtij institucioni në Frankfurt duke shkaktuar panik dhe ndërprerjen e fjalimit të tij.

Protestuesja i hidhet Draghit-Bërtet: Ndal diktaturës së BQE-së

”Vajza e re rreth të 20-ave, e cila ishte futur mes gazetarëve, kërceu mbi tavolinën ku ishte ulur Draghi duke bërtitur ‘ndal diktaturës së BQE-së’, një sllogan që ishte shkruar edhe mbi bluzën e veshur prej saj”, tha një gazetar.

Konferenca e shtypit u ndërpre për disa minuta në ndërkohë që vajza u ndalua nga ekipet e sigurisë.

Më pas, konferenca vazhdoi normalisht.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme