Kerry: Në Samitin e G-7 do të diskutohet për luftën kundër DAESH

Në qytetin gjerman Lubeck vazhdon samiti i Ministrave të Jashtëm të Grupit G-7

Kerry: Në Samitin e G-7 do të diskutohet për luftën kundër DAESH

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier është shprehur i kënaqur për miratimin e mbrëmshëm të rezolutës për embargon e armëve ndaj Huthive në Jemen.

Në qytetin gjerman Lubeck vazhdon samiti i Ministrave të Jashtëm të Grupit G-7, ndërsa Steinmeier gjatë konferencës për gazetarë theksoi se sot do të diskutohet për krizat në Jemen dhe Ukrainë, negociatat aktuale mbi çështjen e programit bërthamor të Iranit dhe çështjen e Lindjes së Mesme.

Duke shprehur kënaqësinë për faktin se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është miratuar rezoluta për sanksione ndaj Huthive në Jemen, të cilën e quajti si një pjesë e problemeve në atë vend, Steinmeier falënderoi Kinën dhe Rusinë për "qëndrim konstruktiv" në lidhje me këtë çështje. Kina ka votuar rezolutën, ndërsa Rusia abstenoi.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në një prononcim të shkurt për mediat shtoi se edhe lufta kundër organizatës terroriste DAESH do të jetë temë e takimeve në Lubeck.

Samiti i Ministrave të Jashtëm të G-7 tashmë prej dy ditësh po mbahet në Lubeck në veri të Gjermanisë.

Përveç Steinmeier dhe Kerryt, në samitin në Lubeck marrin pjesë edhe krerët të diplomacisë së Francës, Laurent Fabius, Britanisë së Madhe, Philip Hammond, Italisë, Paolo Gentiloni, Japonisë, Fumio Kishida, Kanadasë, Robert Nicholson dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Për monitorimin e këtij samiti janë akredituar rreth 700 gazetarë.

Në anën tjetër, në Lubeck me anë të rrjeteve sociale është organizuar edhe fushata e atyre që kundërshtojnë politikën e vendeve të Grupit G-7, që rezultoi me tubimin e rreth 500 protestuesve. Protestuesit dje organizuar protestë të qetë, ndërsa janë tubuar edhe para administratës së qytetit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme