Gjermani - Protestë kundër G7-s, policia ndërhyn ashpër

Samiti i G7-s nisi punimet në qytetin Lybek të Gjermanisë, por në rend të ditës u vendosën menjëherë protestat.

238755
Gjermani - Protestë kundër G7-s, policia ndërhyn ashpër

Në demonstratat e realizuara me pjesëmarrjen e rreth 1.800 personave, ajo që spikati më shumë ishte ndërhyrja e ashpër e policisë gjermane. Disa protestues u shoqëruan në stacionet policore.

Manifestuesit e nisën protestën përpara objektit të Bashkisë Lybek me sloganin “Ndalni G7-n” dhe marshuan për gati 6 km në brendësi të qytetit.

Grupi me afro 1.800 vetë ngriti pankarta me shkrimet “Pengoni G7-n” dhe “Jo Luftës e Kapitalizmit”.

Shumë rrugë të qytetit, nëpër të cilat marshuan protestuesit, u mbyllën për trafikun.

Protesta u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, saktësisht nën mbikëqyrjen e 3.500 policëve të gatshëm për ndërhyrje.

Gjatë manifestimit, hera-herës nuk munguan as konfrontimet mes demonstruesve dhe policisë.

Në sy ra menjëherë ndërhyrja e ashpër e forcave të rendit dhe disa protestues u shoqëruan në stacionet policore.

Pikat kryesore të agjendës së Samitit të Ministrave të Jashtëm të Vendeve të G7-s, që formohet nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Japonia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës; janë negociatat bërthamore me Iranin, kriza në Ukrainë dhe konflikti në Jemen.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme