Parlamenti Evropian voton sot mbi pretendimet e armenëve

Parlamenti Evropian do të votojë sot vendimin jodetyrues mbi karakterin e vrasjeve të armenëve në ngjarjet e 1915.

Parlamenti Evropian voton sot mbi pretendimet e armenëve

Parlamenti Evropian do të votojë sot vendimin jodetyrues mbi karakterin e vrasjeve të armenëve në ngjarjet e 1915.

Grupet politike të Parlamentit pritet që në këtë vendim të përfshijnë pretendimet armene për gjenocidin ndaj këtij populli dhe t'i bëjë thirrje autoriteteve të Armenisë dhe të Turqisë të nisen rrugës drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe pajtimit.

Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së dhe siguri, Maja Kocijançiç, ka deklaruar se Komisioni Evropian do të kushtojë vëmendjen këtij vendimi të Parlamentit, por kjo çështje do të vazhdojë të trajtohet si deri tani.

"Pajtimi është një nga parimet themelore të projektit dhe vlerave evropiane. Në këtë kontekst është e rëndësishme që Turqia dhe Armenia të normalizojnë marrëdhëniet sa më shpejt të jetë e mundur. Ende është e nevojshme të zbatohen protokollet e nënshkruar në vitet e mëparshme dhe në këtë mënyrë të vazhdojë ky proces. Është kyçe që për çështjet historike të flasin në frymë të pajtimit. Në këtë kontekst, ne jemi të kënaqur me disa progrese në Turqi dhe këtë e kemi theksuar në raportet e rregullta. Bëjmë thirrje dhe inkurajojmë palët që të punojnë në hapat drejt pajtimit", ka thënë Kocijançiç.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme