OKB: Të hetohen humbjet civile në Jemen

Zeid Ra’ad Al Hussein, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, kërkoi një hetim mbi humbjet e civilëve në Jemen ku janë numëruar 736 të vdekur që prej fillimit të përshkallëzimit të konfliktit.

OKB: Të hetohen humbjet civile në Jemen

”Çdo përpjekje e hamendësuar kundër të drejtës ndërkombëtare duhet të bëhet pjesë e hetimit urgjentisht për të garantuar të drejtën e viktimave për drejtësi dhe kompensim si edhe të sigurohet që të tilla veprime të mos përsëriten”, nënvizoi Zeid në një komunikatë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rishikoi sot bilancin e personave të vrarë në Jemen që prej fillimit të përshkallëzimit të konfliktit me 736 të vdekur dhe 2 719 të plagosur (bilanc i bërë deri më 12 prill).

”Por, shifrat e vërteta janë më të larta pasi shumë trupa nuk janë dërguar në qëndrat spitalore”, tha zëdhënësi i OBSH-së.

“Përveç qindra luftëtarëve, të paktën 364 civilë kanë humbur jetën që prej 26 marsit, mes të cilëve 84 fëmijë dhe 25 gra”, sipas Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.

“Ditët e fundit, shumë sulme ajrore të kryera nga forcat e koalicionit kanë goditur zona të banuara dhe shtëpi të banuara në Amran, Taiz, Ibb, Aljawf dhe Sa’da””, akuzoi Komisioneri i Lartë.

Gjatë tre javëve të fundit, të paktën 52 ndërtesa publike janë shkatërruar pjesërisht ose totalisht nga bombardimet, sidomos ato ajrore, dhe nga sulme të tjera, sipas OKB-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme