Irani:Gati për zgjidhjen përfundimtare për çështjen bërthamore

Gjatë një fjalimi në Madrid, ministri iranian i Punëve të Jashtme, Javad Zarif tha se Teherani është i gatshëm për ta bërë përfundimtare zgjidhjen e çështjes nukleare nëse paralelisht partnerët e tij marrin gjithashtu masa të të njëjtit nivel.

Irani:Gati për zgjidhjen përfundimtare për çështjen bërthamore

‘’Ky është kuadri në të cilin ne do të punojmë, përfundimtar për Iranin, përfundimtar për pjesën tjetër’’, tha Zarif gjatë vizitës së tij zyrtare në Madrid.

“Teherani ka propozuar gjithashtu një plan për të qetësuar Jemenin, që siguron një armëpushim të ndjekur nga negociatat midis të gjitha palëve me ndihmën e ndërmjetësve të jashtëm’’, shtoi ministri iranian.

“Kam propozuar një armëpushim të ndjekur nga një dialog duke përfshirë të gjitha palët’’, tha Zarif.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme