Abadi i kërkon Obamës më shumë ndihmë për luftën kundër DAESH-it

Presidenti amerikan, Barack Obama, priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin irakian, Haidar al-Abadi, i cili kërkoi më shumë ndihmë nga Uashingtoni për luftën e gjatë të përbashkët kundër organizatës terroriste DAESH.

Abadi i kërkon Obamës më shumë ndihmë për luftën kundër DAESH-it

"Irakianët kërkojnë në Uashington një rritje domethënëse të sulmeve ajrore dhe livrimit të armëve", deklaroi Haidar al-Abadi para se të nisej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Ka pasur tashmë një rritje të sulmeve, por ne dëshirojmë më shumë", theksoi ai.

Sulmi i kryer javën e kaluar nga terroristët e DAESH-it kundër rafinerisë Baixhi, më e madhja në vend, që ndodhet rreth 200 km në veri të Bagdadit, na kujton shkallën e gjerë të detyrës përballë kësaj organizate terroriste.

"Marrja e qytetit strategjik të Tikritit, njoftuar në fund të muajit mars, ka qenë një etapë e rëndësishme. Por kjo luftë, operacioni më i madh i ndërmarrë nga Iraku kundër DAESH-it në muajin qershor, ka qenë shumë e vështirë dhe ka pasur shumë ulje dhe ngritje", sipas një zyrtari të lartë amerikan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme