Sulm ndaj një kampi refugjatësh në Gjermani

Në Landin Hessen të Gjermanisë, në një vendstrehim ku jetonin 22 klandestinë pati të shtëna armësh nga persona të paidentifikuar.

234952
Sulm ndaj një kampi refugjatësh në Gjermani

Në lidhje me ngjarjet kanë filluar menjëherë hetimet.

Në Gjermani, vitin e kaluar u vu re një rritje e ndjeshme e sulmeve ndaj konvikteve ku janë vendosur refugjatët.

Ekstremistët e djathtë sulmuan 162 vendstrehime, nga këto 70 në perëndim të vendit.

Së fundmi u dogj dhe u bë e pabanueshme ndërtesa e re për refugjatët e ndërtuar në Tröglitz në Landin e Sanksonisë së Poshtme.

Kryetari i Zyrës kriminale të këtij Landi, Jürgen Schmökel, deklaroi se do të jepte një shpërblim prej 20 mijë eurosh për ata që do të dëshmonin në lidhje me ngjarjen.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme