Kërcënohet ministrja me origjinë turke në Gjermani

234849
Kërcënohet ministrja me origjinë turke në Gjermani

Ministrja e Migracionit, Integrimit dhe Refugjatë në qeverinë e koalicionit në Gjermani me origjinë turke, Aydan Ozoguz, deklaroi se për çdo ditë është duke marr kërcënime të ndryshme.

Aydan Ozoguz nga Partia Social-Demokrate në një reportazh të dhënë për gazetën gjermane, "Welt Am Sonntag" ka thënë se për çdo ditë është duke marr kërcënime nëpërmjet telefonit, letrave dhe mediave sociale.

Në këto kërcënime asaj i thuhet "Ty duhet të të varrim" dhe "Myslimanët largohuni nga Gjermania".

Duke e bërë të ditur se nuk i frikësohet kërcënimeve Ministrja Ozoguz tha se "Nga ankesa e bërë pranë faqes sociale Facebook në lidhje me kërcënimet ende nuk kanë marr ndonjë përgjigje", ndërsa shtoi se edhe kolegët të tjerë në Berlin kërcënohen me gjëra të tilla sikur ajo.

Ministrja Ozoguz bëri të ditur se kërcënimet me shkrim i ka deponuar në polici, por nuk është bërë ndonjë veprim me arsyetim se nuk ka prova konkrete.  

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme