Eroglu: Zgjidhja e problemit qipriot, me fitim për të dyja palët

“Nëse problemi i Qipros do të zgjidhjet, nga kjo duhet të përfitojnë të dyja palët e ishullit”, deklaroi Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Dervis Eroglu, në një intervistë për agjencinë zyrtare grekoqipriote të lajmeve.

Eroglu: Zgjidhja e problemit qipriot, me fitim për të dyja palët

Duke vlerësuar procesin e negociatave, që do të rifillojë për zgjidhjen e problemit qipriot, lideri turkoqipriot deklaroi se populli turk i Qipros do të vazhdojë të kundërshtojë dhe luftojë ndaj çdolloj akti dhe qëndrimi, që synon t’i rrëmbejë sovranitetin dhe lirinë.

Presidenti Eroglu theksoi se pala turke kërkon zgjidhjen urgjente, ndërsa ajo grekoqipriote përpiqet ta zvarrisë sa më shumë çështjen.

“Rezervat e hidrokarbureve përreth ishullit duhet të luajnë rolin e katalizatorit në zgjidhjen e problemit, por pala grekoqipriote i refuzon të gjitha propozimet”, tha lideri turkoqipriot.

Eroglu nënvizoi gjithashtu se vijimësia e sistemit aktual të garantuesve, që përfshin garancinë efektive dhe faktike të Turqisë, është esencial, i domosdoshëm dhe kusht për ta.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme