Moska akuzon Kievin për metodat totalitare

Rusia akuzoi të premten Kievin për rishkrim të historisë dhe përdorim të metodave shumë totalitare, pas miratimit nga Parlamenti ukrainas i ligjeve memoriale që parashikojnë desovjetizimin e Ukrainës.

Moska akuzon Kievin për metodat totalitare

Kievi po përdor metoda shumë totalitare që cënojnë lirinë e mendimit, opinionit apo koshiencës”, konfirmoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme në një komunikatë duke shtuar se Ukraina do të krijojë ndarje në shoqëri duke vendosur një ideologji nacionaliste.

Miratimi i ligjeve memoriale që parashikojnë desovjetizimin e Ukrainës u përshëndet nga shumë persona në këtë ish-Republikë të Bashkimit Sovjetik, por rrezikon të përhapë tensione në një vend tashmë të ndarë nga lufta me separatistët prorusë.

Parlamenti ukrainas votoi të enjten një ligj që ndalon çdo lloj propagande të regjimeve totalitare komuniste dhe naziste pas disa muajve të një krize me Rusinë që ka vendosur në plan të parë trashëgiminë e komplikuar të Luftës të Dytë Botërore, ish-Bashkimit Sovjetik dhe nacionalistëve në Ukrainë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme