Jemen – 28 të vrarë në konfliktet e armatosura

Njoftohet se 28 persona kanë humbur jetën në konfliktet e armatosura mes militantëve të lëvizjes Huthi me milicët e komiteteve të rezistencës popullore mbështetës të Presidentit, Abdurabbu Mansur Hadi.

Jemen – 28 të vrarë në konfliktet e armatosura

Në konfliktet e armatosura mes militantëve të lëvizjes Huthi me milicët e komiteteve të rezistencës popullore mbështetës të Presidentit, Abdurabbu Mansur Hadi dhe anëtarëve të armatosur të fiseve kanë humbur jetën 28 persona, ku 24 prej tyre janë militantë Huthi dhe gjithashtu plagosën 6 të tjerë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e policisë, theksohet se në konfliktet në qytetin Ibb të Jemenit, ku luftimet vazhdojnë që nga mbrëmja e të premtes, deri tani janë vrarë 24 persona, ku 20 militantë, 4 anëtarë të fiseve dhe gjithashtu janë plagosur 6 anëtarë të fiseve.

Ndërsa në anën tjetër milicët e komiteteve të rezistencës popullore mbështetës të Presidentit, Abdurabbu Mansur Hadi pasi kanë ngritur pritë ndaj një mjeti të patrullës, i cili u përkiste militantëve Huthi në rajonin Lahic dhe kanë vrarë 4 militantë prej tyre.

Mësohet gjithashtu se militantët Huthi në rajonin Shebva kanë bastisur një ndërtesë, e cila shërbente për kurse të Kur’anit dhe se kanë rrëmbyer rojën e sigurisë.

Pas marrjes nën kontroll të kryeqytetit Sana dhe të disa rajoneve të tjera nga militantët Huthi, Presidenti Abdurabbu Mansur Hadi e shpalli qytetin Aden si "qendër e përkohshme" administrative dhe pati njoftuar se do të kryente aktivitetet e misioneve diplomatike në Aden.

Pas këtyre zhvillimeve Huthitë nisën përparimin e tyre drejt Adenit. Autoritetet e qeverisë së Hadit më pas iu bënë thirrje ndërkombëtarëve dhe vendeve të gjirit për operacione ushtarake të menjëhershme. Pas këtyre thirrjeve më 26 mars koalicioni nën udhëheqjen e Arabisë Saudite ndërmori operacionet ajrore ndaj militantëve Huthi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme