Ruhani - Nuk ka marrëveshje pa heqjen e sanksioneve

Irani kërkon heqjen e të gjithave sanksioneve ekonomike që prej ditës së parë të zbatimit të marrëveshjes me Fuqitë e Mëdha mbi programin bërthamor, deklaroi sot presidenti iranian, Hasan Ruhani, në ndërkohë që ka ende shumë paqartësi në lidhje çeshtjen.

Ruhani - Nuk ka marrëveshje pa heqjen e sanksioneve

“Ne nuk do të nënshkruajmë asnjë marrëveshje, nëse sanksionet ekonomike nuk do të jenë hequr tërësisht ditën e nënshkrimit të saj”, deklaroi presidenti iranian në një komunikatë për shtyp me rastin e Ditës Kombëtare të Teknologjisë Bërthamore.

Teherani dhe grupi 5+1 arritën një marrëveshje për çështjen bërthamore iraniane në Lozanë, Zvicër, ndërkohë që kjo marrëveshje duhet të nënshkruhet deri në fund të qershorit, pasi të jenë shqyrtuar të gjitha detajet teknike dhe juridike.

Marrëveshja është kundërshtuar ashpër nga Izraeli.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme