Qipro - OKB-ja njofton rifillimin e bisedimeve për ribashkim

Bisedimet për bashkimin e Qipros, të ndërprera që prej shtatë muajsh, do të rifillojnë në kërkim të një qetësimi të tensioneve përsa i përket pasurive energjetike të ishullit, njoftoi të martën i dërguari special i OKB-së, Espen Barth Eide.

Qipro - OKB-ja njofton rifillimin e bisedimeve për ribashkim

"Grekoqipriotët dhe turqit e Qipros ranë dakord për rifillimin e negociatave nën drejtimin e OKB-së brenda disa javëve dhe jo disa muajve, duke nisur që prej ditës së sotme”, deklaroi të martën Espen Barth Eide për shtypin.

Ai përmendi një rifillim të bisedimeve pas zgjedhjes së drejtuesit turkoqipriot, gjatë një zgjedhjeje me dy ture, duke nisur nga 19 prilli.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme