Siri - DAESH pushton kampin e refugjatëve Yarmuk

Bëhet e ditur se në këtë zonë jetohen përleshje të ashpra mes terroristëve të DAESH-it dhe forcave të regjimit.

Siri - DAESH pushton kampin e refugjatëve Yarmuk

Organizata terroriste DAESH ka vënë në dorë kampin e refugjatëve Yarmuk në Siri.

Bëhet e ditur se në këtë zonë jetohen përleshje të ashpra mes terroristëve të DAESH-it dhe forcave të regjimit. Mësohet se me fillimin e përleshjeve nga kampi janë evakuuar 2 mijë refugjatë.

Terroristët e DAESH-it sulmuan kampin e refugjatëve Yarmuk që ndodhet vetëm disa kilometra larg nga kryeqyteti Damask.

Mes terroristëve dhe forcave të regjimit të ndihmuara edhe nga disa palestinezë të mbetur në kamp u jetuan përleshje të ashpra.

Pas përleshjeve të intensifikuara që vazhduan për disa ditë terroristët arritën të marrin nën kontroll një pjesë të madhe të kampit ku një pjesë e madhe e të strehuarve ishin nga Palestina.

Në mesin e terroristëve, trupave të regjimit dhe refugjatëve në këto përleshje kanë humbur jetën 26 persona, ndërsa u plagosën 25 të tjerë.

Të evakuuarit nga kampi pretendojnë se numri i të vrarëve në këto përleshje është shumë më i madh.

Për shkak të rrezikut nga kampi në fjalë janë evakuuar 2 mijë refugjatë. Rreth 400 familje u dërguan në një zonë më të sigurt në afërsi të kryeqytetit Damask. Ndërkaq shqetësimi më i madh i të larguarve nga kampi është për fatin e të afërmve të tyre që mbetën aty.

Ndërkohë që shtëpitë e refugjatëve u kthyen në gërmadha, populli i mbetur në mes të luftimeve mundohet të vazhdoj jetën e përditshme në frikë.

Kombet e Bashkuara deklaruan se në kampin e refugjatëve Yarmuk, ku ishin të strehuar rreth 160 mijë refugjatët sirianë dhe palestinezë, kohëve të fundit ky numër ka rënë në 18 mijë për shkak të rrezikut që kanosej nga terrori i DAESH-it.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme