KS i OKB-së sot diskuton për Jemenin

Takimi i 15 shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit me pikë kryesore të agjendës situatën në Jemen do të mbahet sot pasdite me dyer të mbyllura.

KS i OKB-së sot diskuton për Jemenin

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) sot do të diskutojë propozimin e Rusisë për ndërprerjen e bombardimit të Jemenit.

Takimi i 15 shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit do të fillojë sot pasdite dhe do të mbahet me dyer të mbyllura.

Propozimi rus pason propozimin e shteteve të Gjirit, të cilët përpiqen të bindin Moskën për të vendosur sanksione ekonomike dhe embargo armësh ndaj militantëve të lëvizjes Huthi. Por Rusia ka kundërshtuar këtë propozim.

Jemeni është përfshirë nga konfliktet që nga shtatori i vitit të kaluar, kur grupet militante Huthi morën kontrollin e kryeqytetit jemenas dhe vazhdojnë përpjekjet edhe sot për të shtrirë ndikimin e tyre në pjesët tjera të vendit.

Presidenti jemenas Abd-Rabu Mansur Hadi u bëri thirrje vendeve të Gjirit për të mbrojtur Jemenin. Pas kësaj forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite filluan të kryejnë sulme ajrore mbi pozicionet e Huthiive.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme