DAESH publikon video, ekzekuton një ushtar Peshmerg

Pjesëtarët e DAESH-it kanë publikuar në uebsajtin e tyre në internet një video, ku shfaqet skena e prerjes së kokës së një efektive të forcave kurde Peshmerge në Mosul të Irakut.

225321
DAESH publikon video, ekzekuton një ushtar Peshmerg

Administrata a Agjencisë Rajonale të Sigurisë Kurde në veri të Irakut (IKBY) thotë se anëtarët e organizatës terroriste DAESH i kanë prenë kokën Peshmergut, Hucam Surci, në Mosul.

Pjesëtarët e DAESH-it videon, ku duket skena e prerjes së kokës e kanë publikuar në uebsajtin e tyre të internetit.

Surci la prapa një djalë 11-vjeçar. Sipas agjencisë të sigurisë IKBY, pjesëtari i DAESH-it, që i preu kokën Surcit, është vrarë gjatë një sulmi në Mosul.

Pjesëtari i vrarë i Peshmergeve, Surci ishte kapur gjatë përleshjeve me DAESH-in. Ai u vra në fund të janarit të këtij viti.

Kreu i IKBY-së, Mesut Barzani, me rastin e vizitës në familjen e Surcit, premtoi se do të hakmerren për vdekjen e tij.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme