Mediat izraelit të ndara në pikëpamje për marrëveshjen bërthamor

Pothuajse të gjitha gazetat izraelite i referohen sot me tituj alarmantë marrëveshjes bërthamore me Iranin

Mediat izraelit të ndara në pikëpamje për marrëveshjen bërthamor

Pothuajse të gjitha gazetat izraelite i referohen sot me tituj alarmantë marrëveshjes mes Fuqive të Mëdha (5+1) dhe Teheranit për çështjen bërthamore iraniane, përjashtuar këtu gazetën liberale ”Haaretz”.

”Marrëveshja me Iranin një gabim historik”, shkruan në të gjithë faqen e saj ”Israel ha-Yom”, gazetë që shpreh mendimin e kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu.

Gazeta ”Maariv” publikon bindjen e presidentit amerikan, Barack Obama, sipas të cilit ”bota tani do të jetë më e sigurt”, por në një koment ajo kritikon ashpër politikën e tij të Lindjes së Mesme.

I ashpër edhe komenti i analistit ushtarak të gazetës ”Yediot Ahronot”.

“Miqtë tanë amerikanë na shitën (bashke me ne edhe aleatët e tyre në Lindjen e Mesme) për një pjatë thierza”, shkruan ai.

”Qëllimet e Lozanës nuk kanë të bëjnë fare me projektet bërthamore për qëllime paqësore. Iranianët arritën të mbrojnë atë që deshën”, thekson ai.

Në ndërkohë, ”Haaretz” thotë se qëllimet e Lozanës ishin pozitive.

“Bëhet fjalë për një marrëveshje jo të keqe. Ka shumë pika pozitive që i shërbejnë interesave izraelite të sigurisë”, shkruan ajo.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme