Koment - Maratona e Lozanës paqartësi dhe negociata pa fund

Vendet 5+1 dhe Irani zhvillojnë prej ditësh negociata të stërgjata në Lozanë për të arritur zgjidhjen e problemit të programit bërthamor të Iranit.

Koment - Maratona e Lozanës paqartësi dhe negociata pa fund

Maratona e gjatë e diskutimeve diplomatike mes Fuqive të Mëdha dhe Iranit vazhdoi ende mëngjesin e sotëm dhe, pas tetë ditë negociatash, numërohet dhe një tjetër natë pa gjumë për arritjen e një kompromisi për çështjen bërthamore iraniane.

Shefi i diplomacisë amerikane, John Kerry dhe homologu i tij iranian, Mohammad Javad Zarif kanë vazhduar diskutimet deri në agimin e mëngjesit të sotëm, pak para se te shkonte ora 06:00 GMT, pastaj vendosën të ndërpresin diskutimet e nisura mbrëmjen e kaluar për një pushim të shkurtër e për t’u takuar, ndërkohë dhe me homologët e tyre gjerman dhe francez.

“Jemi vetëm pak metra larg finishit, mbeten akoma dhe disa dhjetëra metra të tjerë për t’i arritur përfundimit, por dihet që kjo është rruga më e vështirë”, përmblodhi dje në një komunikatë, ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius me të mbëritur në Lozanë, pak para mesnatës.

“Kjo është një çështje me rëndësi të madhe sepse bëhet fjalë për luftën kundër përhapjes së armëve bërthamore dhe në një farë mënyre dhe në riintegrimin e Iranit në komunitetin ndërkombëtar”, shtoi ai.

Homologu i tij, gjerman Frank-Walter Steinmeier anuloi në minutën e fundit një vizitë të parashikuar më parë për në vendet balltike për të vazhduar ndjekjen e negociatave për programin bërthamor iranian.

Irani dhe grupi 5+1 ( Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania) po përpiqen t’i japin një drejtim kësaj çështeje, para afatit të saj përfundimtar që është caktuar më 30 qershor.

Komuniteti ndërkombëtar ka për synim të frenojë programin bërthamor të Iranit dhe ta monitorojë atë nga afër për t’u siguruar që Teherani nuk do ta financojë bombën atomike, në këmbim të kësaj ata mendojnë t’i heqin sanksionet e vëna prej tyre këtij vendi, sanksione të cilat po e vendosin ekonominë në një ngërç të vërtetë.

Gjatë gjithë natës, diskutimet kanë qenë të vrullshme.

Ka pasur diskutime dypalëshe midis ministrave, ekspertëve, midis diplomateve të delegacioneve të ndryshme, me pak fjalë, diskutime të të gjitha niveleve.

Në të gdhirë gjatë pushimit, është shfaqur ministri iranian Mohammed Javad Zarif.

“Ne po lëvizim”, deklaroi në një komunikatë për shtyp, pa dhënë shumë hollësi.

Mbrëmjen e kaluar, ai i kishte kërkuar Fuqive të Mëdha për të kapur momentin dhe mundësinë e një marrëveshjeje, gjë e cila mund të mos përsëritet më.

Irani ka treguar gjithmonë se dëshiron të ketë “një marrëveshje”, por nuk ka pranuar pasi ndërkombëtarët i kanë bërë gjërat me force dhe me sanksione të tepruara.

– Pikat problematike –

Pas një viti e gjysmë negociatash të vështira, nga GjenevaLozanë, duke kaluar nga Vjena për në Nju Jork, gjatë gjithë këtyre diskutimeve janë hasur të njëjtat probleme, mosmarrëveshje midis diplomatëve perëndimorë dhe atyre iranianë.
Dy ndër pikat kryesore të mosarritjes së një marrëveshjeje midis tyre janë sanksionet e tepërta si dhe hulumtimi për dëshirën e Iranit për zhvillimin e centrifugave për pasurimin e uraniumit.

Masat shtrënguese kanë të bëjnë me pasurinë që ndodhet në nëntokën e këtij vendi të pasur me uranium, 90 për qind e të cilit është përdorur për krijimin e bombës atomike dhe komuniteti ndërkombëtar dyshon se Teherani ka financuar prodhimin e kësaj të fundit, gjë të cilën Irani e mohon kategorikisht.

Ndërsa vështirësia tjetër qëndron në vendosjen e sanksioneve të larta, për të cilat amerikanët, evropianët dhe sidomos vendet e OKB-së, e veçanërisht Teherani mezi presin zhvillimet dhe përfundimin e kësaj çështjeje.

Rritja e menjëhershme e sanksioneve dhe mënyra e rivendosjes se tyre në rast shkeljeje të angazhimeve të Iranit, janë dhe çështjet kryesore të diskutuara midis grupit 5+1 dhe Iranit, ku rusët dhe kinezët kanë qenë gjithmonë kundër këtyre sanksioneve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme