Arrihet në marrëveshje për çështjen e programit bërthamor irania

Përfaqësuesit e Iranit dhe shtetet anëtare të grupit 5+1, arritën në marrëveshje mbi çështjet kyçe

Arrihet në marrëveshje për çështjen e programit bërthamor irania

Përfaqësuesit e Iranit dhe shtetet anëtare të grupit 5+1, arritën në marrëveshje mbi çështjet kyçe, në bisedimet rreth programit bërthamor të Iranit, konfirmuan disa burime diplomatike perëndimore, ndërsa pritet që detajet të komunikohen në konferencë shtypi.

Ministri i Jashtëm iranian Muhammad Xhevad Zarif tha më herët se sot nuk pret nënshkrimin e marrëveshjes në kuadër të negociatave për programin bërthamor iranian i cili mbahet në qytetin zviceran të Lozanës në mes të gjashtë ministrave të vendeve më të fuqishme të botës dhe Teheranit.

Në ditën e tetë të bisedimeve, Zarif deklaroi para gazetarëve së është arritur përparim i dukshëm, por akoma nuk është gjetur zgjidhja përfundimtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu më herët thanë se është arritur progres i konsiderueshëm në Lozanë.

Mbrëmë ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Stenmeier tha se marrëveshja me Iranin ende është e mundur dhe se në Lozanë ende vazhdojnë negociatat mbi programin bërthamor iranian në mes delegacionit të nivelit të lartë të Iranit dhe grupit P5+1, i përbërë nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë.

Afati i fundit për arritjen e një marrëveshje kornizë ka skaduar më 31 mars, por delegacionet pretendojë se është bërë një hap i madh dhe nuk i ndërprenë negociatat. Ndërkaq afati përfundimtar për arritjen e një zgjidhje të qëndrueshme të çështjes bërthamore të Iranit është 1 korriku.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme