IntelCenter: DAESH-i mbështetet nga 31 lëvizje në mbarë botën

Të paktën 21 grupe ekstremiste në botë janë betuar për besnikëri ndaj kreut të DAESH-it, Abou Bakr al-Bagdadi, ndërkohë që 10 të tjera i kanë premtuar mbështetje, sipas një liste të bërë nga Qendra Amerikane e Vëzhgimit për grupet ekstremiste, IntelCenter.

221995
IntelCenter: DAESH-i mbështetet nga 31 lëvizje në mbarë botën

Sipas kësaj liste, këto 31 lëvizje janë të vendosura nëpër botë në një hark, që kalon nga Algjeria në Indonezi.

Kreu i DAESH-it (akronim në arabisht i ISIS-it) bëri të ditur në fund të qershorit të vitit 2014, në qytetin irakian të Mosulit, se trupat e tij sapo kishin arritur krijimin e një kalifati islamik, që mori emrin "Kalifi Ibrahim”, duke i bërë thirrje të gjithë myslimanëve në botë ta besonin dhe t’i bindeshin atij.

Një ditë më pas, një grup në Algjeri, batalioni "Al-Huda al-Maghreb", një tjetër në Sinai, Egjipt, "Jamaat Ansar Bait al-Maqdis" dhe një tjetër në Balbek, Liban, "Liwa Ahrar al-Sunna" iu betuan për besnikëri shefit të ri, të ndjekur pas disa kohësh edhe nga 18 lëvizje të tjera, ndër të cilat "Boko Haram" në Nigeri dhe "Jund al-Khilafah" në Tunizi.

"Dhjetë grupe të tjera kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj kalifatit", thotë IntelCenter.

"Këto 31 lëvizje kanë madhësi dhe rëndësi të ndryshme, disa janë të strukturuara mirë dhe kanë në dispozicion qindra, madje dhe mijëra luftëtarë, kurse disa të tjera sapo janë krijuar, ose janë divizione të lëvizjeve ekstremiste të njohura", vlerësojnë ekspertët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme