Krime – Institucionet mediatike tartare rrezikojnë të mbyllen

Institucionet mediatike të tartarëve të Krimesë kërcënohen me mbyllje të aktivitetit, pasi sipas legjislacionit rus ato nuk mund të regjistrohen dhe 1 prilli 2015 mund të jetë dita e fundit e aktivitetit të tyre.

Krime – Institucionet mediatike tartare rrezikojnë të mbyllen

Duma shtetërore e Rusisë afatin e tranzicionit për institucionet mediatike të Krimesë e kishte zgjatur deri më 1 prill 2015.

Sipas dokumentacionit që kanë lëshuar organet shtetërore të Ukrainës këto institucione mediatike mund ta ushtrojnë aktivitetin e tyre deri më 1 prill.

Organet mediatike që duan ta vazhdojnë aktivitetin e tyre edhe pas 1 prillit duhet të regjistrohen sipas legjislacionit të Rusisë.

Duke parashtruar pretekste të ndryshme Rusia refuzon të bëjë regjistrimin e institucioneve mediatike të tartarëve të Krimesë.

Në mesin e këtyre institucioneve që Rusia nuk pranon ti regjistrojë bëjnë pjesë “Televizioni Tartar i Krimesë-1” (ATR1), Televizioni i Fëmijëve të Krimesë “Lale” (Tulipani), Radioja Tartare e Krimesë, “Meydan” dhe portali informativ “15 minuta”.

Pushteti dhe forcat e sigurisë në Krime ushtrojnë presion mbi korrespondentët e institucioneve mediatike që kanë marrë përgjigje negative gjatë procedurave të regjistrimit të aktivitetit të tyre.


Autoritetet dhe forcat e sigurisë në Krime korrespondentët e organeve mediatike përkatëse nuk i lejojnë që të marrin pjesë në aktivitetet zyrtare, ushtrojnë kontrolle në banesat e tyre si dhe bëjnë kallëzime penale ndaj disa prej tyre.

Asambleja Kombëtare Tartare e Krimesë refuzimin e regjistrimit të institucioneve të pavarura mediatike tartare në Krime e cilëson si një shkelje të të drejtave dhe interesave të popullit tartar të Krimesë dhe thotë se kjo është në kundërshtim me Deklaratën e OKB-së për të Drejtat e Popujve Indigjenë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme