Avionët e koalicionit saudit bombardojnë pozicionet e Huthive

Sipas dëshmitarëve okularë, avionët luftarakë kryen sulme ajrore në disa vende në provincën veriore jemenase Saad

Avionët e koalicionit saudit bombardojnë pozicionet e Huthive

Avionët luftarakë të koalicionit Saudit sot pranë kufirit të Arabisë Saudite dhe Jemenit bombarduan pozicionet e militantëve Huthi dhe mbështetësve besnikë të ish-Presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh.

Sipas dëshmitarëve okularë, avionët luftarakë kryen sulme ajrore në disa vende në provincën veriore jemenase Saad, e cila konsiderohet si bastion kryesor i grupit militant shiit Huthi. Akoma nuk dihet nëse ka viktima pas sulmeve të fundit ajrore.

Javën e kaluar Arabia Saudite dhe disa vende arabe kanë nisur një ofensivë ushtarake kundër Huthive në tërë territorin e Jemenit.

Riadi zyrtar tha se operacionet ajrore kanë filluar me kërkesë të Presidentit të Jemenit Abdu Rabbu Mansour Hadi i cili bëri thirrje për "mbrojtjen e integritetit territorial të Jemenit nga militantët Huthi".

Jemeni është përfshirë nga luftimet që nga shtatori i vitit të kaluar kur militantët Huthi morën kryeqytetin Sana, nga ku u shpërndanë në zona të tjera të vendit. Disa vende të Gjirit kanë akuzuar Iranin se mbështet shiitët Huthi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme